Disa pjesëtarë të xhandarmërisë serbe, janë parë dje në fshatin Karaçevë të Kamenicës, gjë që ka shqetësuar banorët e asaj pjese.
Pas kësaj rasti ka ardhur edhe reagimet nga veteranët e UÇK-së, një veteran ka përgatitur një video duke reaguar edhe për ata që sulmojnë UÇK-në me pretendime të ndryshme, ai ka thënë se është i gatshëm gjithmonë kur është fjala për atdheun dhe ka bërë thirrje të gjithë shqipëtarëve se në këto raste të tilla duhet të jenë të bashkuar pa bërë ndonjë dallim.