raporti-i-speciales:-rruges-drejt-hages-krasniqi-refuzoi-ushqimin-dhe-pijet,-pranoj-vetem-kete-gje
S

Raporti i Speciales: Rrugës drejt Hagës Krasniqi refuzoi ushqimin dhe pijet, pranoj vetëm këtë gjë


Rruga nga Prishtina në Hagë, për të arrestuarit nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, zgjati disa orë.

E përgjatë asaj kohe, ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, në cilësinë e të arrestuarit, nuk kishte pranuar të hajë apo të pijë.

Në raportin tashmë publik të Gjykatës Speciale për arrestimin e tij, shkruan se Krasniqi kishte refuzuar të dy vakte ushqimi të ofruara nga oficerët e speciales, transmeton euronews.

Në raport shkruan se Krasniqit më vonë i është ofruar nga oficerët edhe një pije freskuese, por sërish e kishte refuzuar, ndërkohë që krejt çfarë kishte pranuar ishin një maskë dhe dezinfektant anti-Covid.

Vlen të theksohet se me datën 4 tetor, Hetuesit e Speciales që nga ora 06:00 e mëngjesit kishin nisur bastisjet në shtëpinë e Jakup Krasniqit.

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.